10 orë dëshmi për Incerenatorët/ Rama: Vjedhja e 430 mln euro, narrativë e ulët që në fund u zbardh

Si dëshmitar i fundit në Komisionin Hetimor për Incerenatorët, 10 orët e dëshmisë për kryeministrin Edi Rama ishte një maratonë që ja vlejti, pasi u qartësuan gjërat në lidhje me atë që opozita e ka cilësuar si afera e inceneratorëve.

“Ishte një maratonë që vlejti, u dëgjuan të gjithë, të gjitha ato që kishin për t’u thënë. Kush ka sy të shohë, kush ka veshë të dëgjojë dhe kush mund të kuptojë, të kuptojë. Nuk kanë ça shpjegimi të japin për 430 mln euro sepse nuk ekziston.

U krijua një narrativë shumë e ulët që kishte nevojë për t’u zbardhur dhe në fund u pranua nga zonja Tabaku që ju nuk mund të koncensiononi të ardhmen. Pra bëhet fjalë për një angazhim shumë përtej moshës sime politike. Është një farsë e orkestruar për të baltosur dhe për të bërë atë që kanë bërë gjithmonë.

Sa i takon hetimit nga SPAK, është linjë tjetër që ka të bërë me përgjegjësi individuale të kujtdo që akuzohet se pas shpinës së qeverisë ka hyrë në marrëdhënie korruptive. Për këtë kemi bërë reformën në drejtësi dhe kërkojmë të ndahen gjërat. Drejtësia ka punën e vet”, tha Rama për gazetarët pas mbledhjes maratonë.

SHKARKO APP