”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, Basha: Shqipëria e fundit në Europë për testimet ndaj Covid-19

Në ”100 dështimet e Ramës në 8 vite”, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka treguar dështimin e qeverisë ”Rama 2” me pandeminë e Covid-19.

Basha ka parashtuar një pyetje në instastory ”Cila është renditja e Shqipërisë për përqindjen e popullsisë të testuar për Covid-19, krahasuar me vendet e Europës”? Teksa përgjigjja është se vendi që bën testime shumë më pak krahasuar me vendet e Europës.

”Teksa numri i të infektuarve, të shtruarve në spital dhe i viktimave me Covid-19 po rritet çdo ditë, Shqipëria vazhdon të të bëjë shumë pak testime tek qytetarët. Krahasuar me vendet e rajonit dhe Europës, Shqipëria ka numrin më të ulët të testimeve”,-thuhet në artikullin që Basha i ka bashkëngjitur temës së testimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?