100 ditë kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut/ Rama: Ditë e shënuar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për marrëveshjen e arritur në Maqedoninë e Veriut për formimin e qeverisë së re midis Zoran Zaev nga LSDM dhe Ali Ahmeti nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

”Ditë e shënuar për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, që falë marrëveshjes me fituesin e zgjedhjeve, Zoran Zajev, marrin një peshë të re në jetën politike të vendit fqinj. Urime të gjithëve, veçanërisht Ali Ahmetit, që me urtësinë e lidershipit të tij në vite ka bërë kaq shumë”,- shkruan Rama.

Marrëveshja midis BDI-së dhe LSDM-së u arrit në një moment shumë të rëndësishëm për vendin që po përballet me pandeminë por edhe me proceset Eurointegruese që duhet të vazhdojnë me një BDI si asnjë parti tjetër më pro evropiane dhe pro amerikane.

Në konferencën e përbashkët të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit u njoftua se është vendosur që 100 ditë të mandatit qeverisës, kryeministri do të propozohet nga partneri shqiptar në qeveri, rrespektivisht BDI. Dihet që propozimi parazagjedhor i BDI-së për postin e kryeministrit ishte që Naser Ziberi të jetë kryeministri i parë shqiptar i qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

SHKARKO APP