100 ditët e mandatit të tretë, Rama: Ndryshimi ka filluar që nga unë

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryeministri Edi Rama u pyet për të tjera edhe për 100 ditët e para të mandatit të tretë dhe premtimin se ky do të ishte ndryshe, tha se ndryshimi ka filluar që nga ai vetë. Duke iu referuar tërmetit dhe pandemisë, Rama tha se përballimi i këtyre dy “goditjeve” është gjë e madhe.

”Ndryshimi ka filluar që nga unë. Përtej kësaj unë betejën dhe ne, nuk e kemi pasur me ata përballë dhe sfida ime nuk është si të mundim ata, por për të bërë gjëra që duhen bërë dhe i bëjnë mirë këtij vendi.

Besoj që ky vend të përballet me dy goditje dhe të jetë këtu ku është është gjë e madhe. Ky vend të dalë nga tërmeti kështu si po del, ndërkohë Italia ka akoma njerëz nëpër rulota.

Ky vend të dalë nga pandemia dhe sot të ketë 3000 të punësuar më shumë se para se të godiste pandemia. Që të mbyllë ciklin e një momenti shumë të keq dhe ky vend të bëjë buxhet dhe të bëjë një ulje tjetër taksash”.

SHKARKO APP