105 familje marrin shtëpitë e rindërtuara në Valias/ Rama: Këtu s’ka pasur rrugë, natën nuk gjenit shtëpinë

105 familjet e para kanë hyrë në shtëpitë e rindërtuara në Valias. Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në aktivitetin, tha se në këtë zonë s’ka pasur rrugë, dhe se natën banorët nuk gjenit shtëpinë nga errësira. Po ashtu nuk munguan batuat as për demokratët e zonës.

“Çelim dyert për një pjesë të konsiderueshme të familje që po strehohen në një lagje të re. Pjesa më e madhe e punës edhe në anën tjetër ka përfunduar, janë vetëm detajet e fundit për apartamentet, ndërkohë që do vazhdojmë të bashkëpunojmë me kryetarin e bashkisë për të kompletuar edhe gjithë anën e jashtme me parqet dhe me këndet sportive për vajzat dhe djemtë më të rritur si edhe me këndet e lodrave për fëmijët e vegjël, edhe me infrastrukturën për gjyshërit dhe gjyshet që mund të dalin lirisht me nipërit dhe mbesat.

Ajo që është kryesorja është që të gjitha këto apartamente janë tuajat janë falas, janë pronë e patundshme e familjes tuaj. Kjo vlen për të gjithë ju, edhe për shumicën që janë demokratë që duken 4 orë larg, po nuk humbi ndonjë gjë që të qeshni me gjithë zemër se shpi po merrni nuk po merrni ndonjë shqelm të dilnit nga shtëpia.

Për ju demokratët e Kamzës paska qenë kjo botë, ju vu kundër, ne vu kopshte vu çerdhe, vu shtëpia. Ju me gurë ne me bukë dhe të them të drejtën nuk na vjen keq se gurët tuaj na bëjnë më te fortë dhe juve buka jonë u bën më të fortë, të dy palët ecim bashkë”, tha Rama.

SHKARKO APP