11 dhjetori, Këlliçi: Do të ngrihet një komision politik për drejtimin e partisë

Nesër pritet që të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së, i thirruar nga Sali Berisha dhe delegatët. Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi tha se këtë të shtunë, demokratët do të shkarkojnë me votën e tyre Lulzim Bashën dhe partia do të drejtohet nga një Komision i përkohshëm politik.

”S’ka si të mos njihet ky Kuvend që është i delegatëve. Këtu nesër do të ketë deputetë anëtarë kryesie, kryetar degësh, drejtës të lartë ndër vite, kryetarë bashkie. S’mund ta çoj në asnjë skutë në mendje në një skenar që lidershipi i vulës nuk njeh partinë e vetë. Unë nuk do të doja që nesër të shënohet një ditë shumë e zezë në rekordet e demokracisë botërore.

Duhet të shohim vendimarrjen e kuvendit. Çdo vendimmarrje është legjitime e këtij kuvendi. Është Kuvendi që prevalon mbi çdo organ dhe funksion në PD. Do të ketë risi. Nga ana tjetër do të ketë mocioni për shkarkimin e kryetarit të PD-së.

Mund të ngrihet një komision i përkohshëm në menaxhimin politik të partisë. Po bëjmë tre muaj që kemi hequr fokusin kryesor nga beteja me Ramën duke e fokusuar brenda partisë. Nga nesër e gjithë vëmendja do të rikthehet te përballja me qeverinë. Rama çdo ditë e më shumë në pushtet i heq mundësinë vendit për të patur rritje ekonomike”.

SHKARKO APP