11 maji farsë elektorale, Berisha: L*ftë për mbrojtjen e votës. Do të informojmë Kongresin e SHBA dhe kancelaritë europiane
Sali Berisha doli në një konferencë të dytë, pas të djeshmes. Këtë herë, kreu i selisë blu tha për mediat se PD dhe opozita po përgatisin luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Berisha teksa denoncoi vjedhjen e zgjedhjeve të 11 majit, akuzoi Ramën duke thënë se është gati ta shndërrojë Shqipërinë në megaburg për të marrë mbështetjen e ndërkombëtarëve.
Nga ana tjetër, Berisha thotë se me dokumente dhe fakte do të informojnë kongresin e SHBA për grabitjen e zgjedhjeve, si edhe të gjitha kancelaritë europiane. Edhe pse në fakt, të liderët e BE ”certifikuan” rezultatin e zgjedhjeve, kjo duke uruar në bllok Ramën.
”PD dhe opozita po përgatit luftën e fuqishme për mbrojtjen e të drejtës së votës të shqiptarëve. Unë shpreh vlerësimin tim për raportet paraprake, të cilët de fakto, në parimin më themelor të zgjedhjeve, i kanë rrëzuar përtokë zgjedhjet, por jo vetëm në këtë parim, ka pasur probleme të tjera po kaq të rënda edhe më të rënda. Zgjedhjet të kapura nga organizatat kr9iminale më të fuqishme të Shqipërisë dhe rajonit të cilët disponojnë miliarda euro.
Në këtë kuadër, dënoj terrorin policesk ndaj numëruesve dhe komisionerëve tanë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të vëzhguesit tonë. Ftoj demokratët të vazhdojmë këtë mision si misioni i të gjitha misioneve të një opozite, mbrojtjen, rikthimin e votës së lirë. Asgjë në botë, asnjë fuqi politike nuk mund të fshehë të vërtetat e grabitjes së zgjedhjeve. Ata që injorojnë se këto zgjedhje u grabitën do të zhgënjehen më vonë”, tha Berisha.
