11 maji, KAS rrëzon kërkesën e PD-së për qarkun Shkodër

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-së, e cila kërkoi pavlefshmëri të rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Shkodrës, si të pambështetur në ligj dhe në prova.

KAS me shumicë votash vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për miratimin e tabelës përmbledhëse të votimit për qarkun e Shkodrës, për subjektet zgjedhore dhe kandidatët për deputetë në zgjedhjet për Kuvendin të datës 11 maj.

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Shkodrës, Partia Demokratike mori 5 mandate deputetësh, Partia Socialiste mori 4 mandate, Partia Socialdemokrate mori dy mandate.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?