11 problemet e Reformës në Drejtësi, Vasili: Nuk zgjidhet me arna të kapura nga Rilindja

Teksa ka renditur 11-të problemet e Reformës në Drejtësi, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se qytetarët rrezikojnë që të marrin shumë vonë drejtësi dhe për të drejtesia e vonuar është drejtësi e mohuar. ”Faktet janë kokëfortë dhe heshtja vetëm e rëndon situatën dhe pesimizmin. Reforma në Drejtësi nuk zgjidhet me arna të kapura nga Rilindja. Reforma dhe problemet kritike të saj zgjidhen vetëm duke u mbështetur në ndryshimet Kushtetuese të 21-22 korrikut 2016, ku votimi me 140 vota i hapi rrugën zbatimit të drejtë, për një drejtësi të pavarur, të paanshme dhe të pandikueshme nga asnjë faktor vendas apo i huaj”.

Postimi i plotë

Reforma ne Drejtesi nuk shpetohet nga kapja me propagande dhe emulacion socialist! Tonelatat e propagandes dhe te pseudooptimizmit qesharak kontrastojne fort me realitetin e Drejtesise ne Shqiperi dhe zbatimit te Reformes ne Drejtesi. Qytetaret nuk po marrin drejtesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetaret rrezikojne realisht, qe te te marrin shume vone drejtesi dhe dihet qe drejtesia e vonuar eshte drejtesi e mohuar. Kapja e drejtesise nga rilindja eshte fakt dhe sado qe propaganda te lodhet eshte e kote sepse kete kapje skandaloze nga rilindja e shohin te gjithe shqiptaret.

Swiss Digital Mobile Reklama

Problemet kritike te zbatimit te Reformes ne Drejtesi nuk i zgjidhin as stahanovizmat e rrema dhe as emulacioni socialist me personazhe te diskredituara te drejtesise se vjeter te konvertuar ne drejtesine e “re”. Problemet e verteta ja ku jane, duan zgjidhje urgjente per te kthyer besimin e tronditur te qytetareve.

Keto probleme duan pergjigje dhe kushdo qe e pengon kete apo ben alibine e moszgjidhjes se tyre eshte bashkefajtor me rilindjen per rrenimin e endrres se shqiptareve per nje drejtesi te re.

Ja ceshtjet qe nuk presin më:

1-Institucionet e reja u ngriten me shkelje skandaloze te ligjit duke filluar nga KLP dhe KLGJ, ku u zgjodhen anetare te tyre gjithfare personash ne dhunim te hapur me l ligjin:
a.disa, qe ONM i rrezoi si te padenje,
b.disa, qe kishin qene spiune te sigurimit,
c.disa, qe kishin bere gjyqe politike ne kohe te komunizmit,
d.disa, qe kishin bere evazion fiskal.

2-Prokurorja e pergjithshme u zgjodh pa veting dhe me 69 vota nga 84 duke dhunuar rende Kushtetuten.

3-KED u bllokua per nje kohe te gjate ne dhunim te kushtetutes dhe ligjit me qellimin e vetem ate te kapjes se tij nga rilindja.

4-Afatet kushtetuese te Reformes ne Drejtesi te votuar ne 21-22 korrik u shkelen te gjitha.

5-Konkurimi per vendet e reja ishte shpesh fiktiv, pa gare dhe pa numrin minimal te konkurenteve per cdo post, duke bere kontrollin e procesit nga rilindja, duke ulur dukshem cilesine dhe duke realizuar thjesht mbushjen e vendeve dhe kapjen e institucioneve te reja te drejtesise.

6-SPAK dhe BKH filluan funksionimin pa numrin e ligjshem te antareve te tyre.

7.Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Larte jane sot pa numrin e plote te funksionimit te tyre duke kaluar çdo afat kushtetues.

8-Gjate procesit te plotesimit te Gjykates Kushtetuese u vertetua tentativa mafioze per te rrembyer anetaret e Gjykates Kushtetuese, qe ishin kompetence e Presidentit.

9-Dhjetra Ligje te Reformes ne Drejtesi jane ndryshuar ende pa filluar akoma funksionimi i tyre, ne menyre te njeanshme, pa konsultim me Komisionin e Venecias, me nisma te qeverise dhe me nje parlament jolegjitim.

10-Asnje strategji nuk u hartua per te zgjidhur kolapsin total te sistemit gjyqesor ne te gjitha nivelet ku mungesat ne personel jane kritike dhe ku dhjetra mijra dosje kane mbetur pa u trajtuar qe nga Gjykata e Larte me 36 mije dosje e deri tek Gjykatat e te gjitha niveleve ku mbi 50 mije te tjera jane bere stivë.

11-Vetingu me standarte te dyfishta u kritikua hapur nga Komiteti i Helsinkit qe shprehej: “vëzhguesit e KSHH-së kanë evidentuar raste sporadike të standardeve të dyfishta në vendimmarrjen e KPK-së, ndaj kemi mendimin se praktika e vettingut ka nevojë të konsolidohet. Procesi i rivlerësimit është bazuar kryesisht në kriterin e pasurisë, duke mos patur në konsideratë edhe dy kriteret e tjera: atë të vlerësimit të figurës dhe të aftësive profesionale”, thoshte Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Faktet jane kokeforte dhe heshtja vetem e rendon situaten dhe pesimizmin. Reforma ne Drejtesi nuk zgjidhet me arna te akaparuara nga Rilindja. Reforma dhe problemet kritike te saj zgjidhen vetem duke u mbeshtetur ne ne ndryshimet Kushtetuese te 21-22 korrikut 2016, ku votimi me 140 vota i hapi rrugen zbatimit te drejte, per nje drejtesi te pavarur, te paanshme dhe te pandikueshme nga asnje faktor vendas apo i huaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?