12 figurat e artit dhe kryeministri. Një veprim admirues dhe korrekt i Ramës
Zef Deda aktori i madh i humorit është vlërësuar nga Kryeministri Rama me pension të posaçëm. Qeveria shqiptare ka vendosur t’u japë pension të posaçëm rreth 12 figurave të shquara të artit, sportit dhe fushave të tjera. Mes 12 personaliteteve të shquara të artit, sportit dhe kulturës që do të përfitojnë pension të posaçëm nga qeveria është edhe aktori i mirënjohur Zef Deda. Veprimi i Edi Ramës duhet përshendetur realisht, pasi mbetet një vlërësim i jashtëzakonshëm ndaj njërëzve të artit dhe kulturës tonë kombëtare.
Ishte e dhimbshme dhe e turpshme se si figura të mëdha të artit e kulturës tonë kombëtare ishin pa asnjë ndihmë e vlërësim financiar, ku shumë prej tyre ishin fare keq në të ardhurat e tyre. Imagjinoni një artist të madh, ku jemi ngritur në këmbë kur interpretonin mrekullueshëm, dhe tashmë nuk kishte asnjë të ardhur financiare apo edhe kafen duhej t’ia paguanin të tjerët. Vendimi i kryeministrit Rama është respekt jo vetëm për këta 12 figura të mëdha të artit e kulturës tonë, por edhe artdashësit.
Lidhur me këtë lajm Zef Deda ka reaguar në llogarinë e tij në Facebook.
Ja çfarë shkruan ai: “Perulem para spektatorit. Sot Qeveria shqiptare me akordoi pensionin e posaçem. Ne fak eshte nje moment, i cili me gezon pa mase, sepse e marr si shperblim per gjithe punen e bere nder vite. Me sa duket paska qene nje pune e bere mire dhe pa hile, perderisa vleresimet vijne. Me kete rast dua te falenderoj perzemersisht Kryeministrin e vendit z. Edi Rama per akordimin e ketij pensioni te posaçem. Por falenderimet kryesore shkojne per familjen time te shtrenjte, qe me ka dhene nje suport te pakufijshem per ta ushtruar profesionin. Falenderoj miqte e mi artiste, me te cilet kam punuar nder vite dhe qe me dhane mundesine ta shprehja me gjithe forcen time ate qe kisha brenda vetes. Falenderoj spektatorin me te mire ne bote, spektatorin shqiptar, i cili nuk i kurseu per asnje moment duartrokitjet dhe vleresimet, perulem par jush.
Falenderoj Zotin qe me dha fuqi, energji dhe shendet per t’ja arritur kesaj dite. Jam shume i gezuar. Ju faleminderit.”
Ndërsa ish- deputetja e PD, Lajla Përnaska ka falenderuar kryeministrin Rama nëpërmjet një statusi Facebook për pensionin e posaçëm që qeveria i ka akorduar bashkëshortit të saj Ilir Përnaskës.
Kryeministri Rama ka deklaruar dje se qeveria ka vendosur t’u japë pension të posaçëm rreth 12 figura të shquara të artit, sportit dhe fushave të tjera me motivacionin e ky pension vjen si shenjë mirënjohje për atë që këto figura kanë dhënë për Shqipërinë.
Një veprim i shkëlqyer i kryeministrit Rama pasi ka vlerësuar emrat me VIP nga bota e artit, gjë që nuk është bërë tash 25 vite.
Komenti i ish-deputetes së PD-së:
Mjeshtri i Futbollit Shqiptar, Ilir PERNASKA, vlerësohet duke i akorduar Pension të Posaçëm Qeveria Shqiptare.
Në emrin e tij Personal dhe Familjes Përnaska, përcillen falenderime të sinqerta:
– Për sportdashesit dhe mbështetësit e Likës në të gjithë karrierën e tij futbollistike;
– Për Akordimin e Titullit ” Mjeshtër i Madh ” me 2011, nga Presidenti Topi.
– Për Akordimin e Pensionit të Posacëm nga Qeveria e Z. Rama.
Vlerat më të mëdha të një Shoqërie, mbarten në punën, mundin, djersën, përkushtimin e talenteve të saj!