12 mandate në Fier, Belinda Balluku: Gramoz Ruçi është mësuesi im politik! Arsyet pse arritëm këtë rezultat

Drejtuesja e PS për qarkun e Fierit, Belinda Balluku flet për rezultatin me fitorje të thellë, ku deri më tani PS ka marrë 12 mandate.
Zv/kryeministre, ministre dhe drejtuese politike e PS për qarkun Fier, Belinda Balluku foli për arsyet pse PS ka arritur këtë rezultat në këtë qark, ku ndër të tjera zbuloi se mësuesi i saj politik është Gramoz Ruçi.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Balluku: Gramozi Ruçi është mësuesi im politik.
Rakipllari: Në këtë rast nxënësi ia ka kaluar mësuesit.
Balluku: Jam e sigurt që Gramozi është shumë krenar për mua dhe skuadrën time sot.
Unë jam prodhim politik i tij për sa i përket strukturës, mënyrën e organizmin unë e kam dhuratë nga Gramoz Ruçi dhe do i jem përjetë mirënjohëse.
Kam bërë atë që Gramozi më ka mësuar, ti shikoj njerëzit në sy, tua mbaj mend emrin, tua qaj hallin dhe gjithçka tjetër.
Shkollën e tij kam ndjekur dhe ndaj besoj që qarku i Fierit ka arritur mandatin e 12-të.