12 milje në Detin Jon do i kalojnë Greqisë? Reagon për herë të parë kryeministri Rama

Dje u përfol në media se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, është shprehur në parlamentin helen se shumë shpejt Greqia do të ketë mundësinë për të zgjeruar ujërat e saj territoriale në 12 milje detare në detin Jon. Disa prej politikanëve shqiptarë e cilësuan si alarmuese këtë deklaratë.

Lidhur me këtë, kryeministri Edi Rama ka reaguar indirekt me anë të një komenti në rrjetet sociale ku i përgjigjet një komentuesi i cili i tha se ujërat detare ia falë Greqisë.

“Të rroftë Skëndërbeu në ballë kur në kokë ke Saliun dhe flet për “falje detesh” sikur flet për falje rrobash! Hajde shqipe hajde! Nuk falen detet e tokat si rroba o mik, prandaj para se të flasësh për tema të tilla, ulu lexo, rri dëgjo, informohu e pastaj shprehu dhe ruhu nga gënjeshtrat e mëdha se po të kapen në gjumë, i hëngre e ike në drejtim të paditur”, shkruan Rama në përgjigjen e tij, pas ngacmimit të komentuesit.

 

SHKARKO APP