12 raste të reja brenda 24 orëve në Shkodër, e infektuar infermierja e reanimacionit (DETAJE)
Gjatë 24 orëve të fundit në Shkodër janë testuar 12 raste të reja me COVID 19. Sipas burimeve e prekur ka rezultuar dhe një infermiere e Reanimacionit të Spitalit të Shkodrës si dhe 1 pacient në repartin e Infektivit.
Gjithashtu një rast i ri është testuar dhe në Kryebushat të Bashkise Vau Dejës.
Në Shkodër deri më tani numërohen 83 të infektuar me virusin COVID 19.
Në të gjithë vendin kanë humbur betejën me koronavirusin 26 persona dhe janë prekur gjithsej 518 persona.