13 tetori/ ”Opozita e pa lëkundur”, Nard Ndoka: Ja pse nuk u regjistruam në KQZ
I ftuar ditën e sotme në televizionin FaxNews ka qenë Nard Ndoka, kryetar i Partia Demokristiane.
Në një bisedë në studio me gazetaren Xhilda Kondi, Ndoka ka komentuar dhe ka ndarë me teleshikuesit e tij këndvështrimet personale, por jo vetëm, për zgjedhjet e 13 tetorit.
Xhilda Kondi: Partitë e opozitës kërkuan të regjistrohen për zgjedhjet e tetorit, pse nuk pati kërkesë nga ju?
Nard Ndoka: Ne jemi të bindur që KQZ është nën urdhrat e kryeministrit dhe jo I bazuar në Kushtetutë. Kjo është një kauzë e cila kërkon më shumë mobilizim dhe s’mund të bëjmë thjesht qoka ligjore.
Xhilda Kondi: A kemi një dakordësi mes partive brenda opozitës së bashkuar?
Nard Ndoka: Jo kjo ka qenë një mirëkuptim mes opozitës së bashkuar dhe kemi arritur në përfundimin që vetëm 3 perj partive të regjistroheshin. 13 tetori ishte thjesht detyrim ligjor sepse mazhoranca e ka treguar veten se si është. Ku bazoohet dhe si funkionon.
Është e paprecedentë që KQZ nuk I bindet kushtetuetës por u binden urdhrave të kryeministrit Rama
Xhilda Kondi: A do të vijoj opozita me të njëjtat kushte ndaj kryeministrit?
Nard Ndoka: Ky është një debat fare I parëndësishëm duke pasur parasysh gjithmonë kauzën e opozitës. Zgjedhje me Raman dhe grupet e tij kriminale, kjo tregon që nuk kia asnjë lloj sensi që opozita të vazhdoj zgjedhjet. Është absurd të mendosh se mund të dialogoj opozita në këtë pikë.
Është detyra jonë që në këtë përballje të gjejmë rrugën më të mirë për të larguar këtë kryeministër.
Xhilda Kondi: A mendoni se zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të njihen nga Gjykata Kushtetuese.
Nard Ndoka: Opozita nuk I njeh këto zgjedhje, Europa gjithashtu. Kjo është hera e parë që shkohet në zgjedhje pa opozitën. Berisha kurrë nuk ka tentuar të ketë zgjedhje pa opozitën. Kuptohet që gjithmonë tolerance dhe mirëkuptimi I takonë mazhorancës për të gjetur një rrugë të mesme për opozitën.
Xhilda Kondi: A do tëq ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa qebveri tranzitore?
Nard Ndoka: Është në kufijtë e oamundësisë. Pa u shembur mendja e këtij hajduti psiqik, unë nuk besoj se do të ndërmerret një hapo I tillë me këtë personazh. Tetori do të jetë një muaj interesant sepse do të rritet dhe ndikimi nga jashtë. Opoziota është treguar tolerante maksimale .
Ne sot kemi një kryeministër arrogant që I shqyen dyertë e bashkisë. Rilindja thirri qytetarët të votojnë, për fatin e mirë nuk iu përgjigj as anëtarët e PS. Në këtë marrëzi të kryeministrit opozita normalisht është e tërhequr.
Xhilda Kondi: Sa të ligjshëm janë kryetarët e rinjë të bashkive?
Nard Ndoka: Ata nuk janë fare të ligjshme. Së pari nuk ka një dekret të presidentit dhe sëdyti nuk është opozita. S’mund të ketë zgjedhje pa opozitën.