12 ditë në luftë më flakët përvëluese! Qetësohet situata në fshatrat e Vlorës, problem mbetet Karaburuni

Në ditën e 12 të betejës me flakët, mëngjesin e sotëm situata në Vlorë duket më e qetë. Zjarret janë vënë nën kontroll në fshatrat Gjormë dhe Gumenicë, ku po punohet për shuarjen e vatrave të fundit që kanë mbetur. Situata më problematike vijon te mbetet vatra e zjarrit në Karaburun.

Edhe sot prej orëve të para të mëngjesit janë nisur punonjës së AZDM por dhe ushtar për monitoruar situatën në këtë zonë, pasi vatra e zjarrit edhe pse nuk është shumë aktive rreziku mbetet evident, sepse zjarri është në pjesën e pishave në afërsi të Llogorasë.

Ndryshe nga dje sot moti është më i normalizuar por ajo që pengon shikimin është mjegulla e dendur në majë të malit. Ndërkohë në fshatin Dukat i ri është aktive dhe një vatër e vogël zjarri e cila nuk përbën rrezik. Ndërsa pasojat e zjarrit që ra dje në fshatin Gjorm bashkia e Selenices ka bërë bilancin e dëmeve, ku janë djegur 1200 rrënje ullinj, tre banesa në Gjorm dhe një në fshatin Gumenicë të pabanuara dhe nuk po gjenden 60 koke bagëti të cilat dyshohet se janë larguar nga flakët e zjarrit. Bashkia e Selenicës ka ngritur grupe kontrrolli për të evidentuar dëmet e shkatuara nga zjarri i djeshëm.

Ndërkohë mësohet se zjarrfikësit, që prej dy muajsh luftojnë me flakët nuk kanë marrë pagat e gatishmërisë nga bashkia e Vlorës duke shkaktuar pakënaqësi nga zjarrfikësit.

SHKARKO APP