14 Maji, Kryemadhi: Rama është i pasigurt, kërkon të demotivojë dhe çorientojë qytetarët
Politikë E Mërkurë, 3 Maj 2023 21:28
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi thotë se kryeministri Edi Rama është i pasigurt dhe ndaj kërkon të çorientojë votuesit dhe t’i demotivojë ata për të mos votuar.
“Rama është i pasigurt, historia fokusohet tek teknalitetet. E rëndësishme është te fleta e votimit. Ftoj gjithë qytetarët të votojnë për koalicionin “BF”. Po hyri fleta e votimi në kuti, nuk tjetërsohet”- tha Kryemadhi në ”News 24”.