15 vite LSI/ Kryemadhi: Regjimi kriminal i “Rilindjes” zhyti shqiptarët në varfëri

Në mbledhjen e Koventës Kombëtare të LSI, me rastin e 15 vjetorit të kësaj partie, kryetarja Monika Kryemadhi, tha ndër të tjera se regjimi kriminal i “Rilindjes” zhyti shqiptarët në varfëri. “Në këto 15 vite të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës”, tha ajo.

Deklarata e Kryemadhit

15 vjet më parë lindi Lëvizja Socialiste për Integrim, forca politike që bashkoi rreth kauzës së madhe të ndryshimit dhe integrimit, energji, ëndrra, vullnete dhe përkushtim shembullor. Në historinë politike të pluralizmit, partitë zakonisht u janë bashkuar mazhorancave. LSI, në themelimin e saj, u shkëput nga mazhoranca e pushtetit duke vendosur një standard të ri morali politik, qe e konsideron mirëqeverisjen, më të rëndësishme se pushteti. Këtë moral politik ka ndjekur LSI, dhe mbi këtë parim është ndërtuar i gjithë aksioni politik i LSI-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto 15 vite të rrugetimit tonë politik, sfidat me të cilat jemi përballur kanë qënë të shumta e të jashtëzakonshme. Kauzat për të cilat u krijuam dhe kemi luftuar në këto 15 vite, janë akoma reale. Prandaj mbështetja për forcën tonë politike nuk ka shteruar asnjëherë nga njerëzit e thjeshtë, të cilët e duan Shqipërinë anëtare të denjë të Evropës. Ne u rezistuam goditjeve të paprincipta që synonin eleminimin tonë, prej makinacioneve me sistemin zgjedhor, deri tek makineria mediatike e shpifjeve dhe akuzave në shërbim të interesave kryeministrore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngadhënjyem sepse jemi me të drejtën, me moralin dhe virtytin, fituam sepse jemi bashkë dhe kemi dashurinë e madhe për vendin dhe të ardhmen e tij. Nuk ka forcë që na ndal në përmbushjen e misionit tonë. Busulla jonë është Integrimi në BE, jeta më e mirë për çdo qytetar, pavarësisht bindjeve të tijë politike. Për ne mbetet parësore Kthimi i besimit tek Shqipëria, si shtëpia jonë e përbashkët.

Sot bota politike, intelektuale dhe akademike, nga vendi më i vogël i rruzullit e deri tek më i madhi, po diskuton e debaton një problem të mprehtë, që në Shqiperi, fatkeqesisht për kushtet dhe veçoritë dhe sidomos në këto vitet e regjimit të Rilindjes, nuk është thjesht një problem, por një dramë që po shkatërron këtë vend. Që ka mpirë shoqerinë dhe po i çon djemtë dhe vajzat tona gjithnjë e më shumë larg Shqipërisë. E kam fjalën për thellimin e polarizimit të shoqërisë sone dhe pabarazisë në të. Ky problem i kanalizuar në ideologji të ndryshme,në botë trajtohet si fenomen social dhe politik.

Për fat të keq në Shqipëri ky është thjesht dhe vetëm problem një i vetëm dhe ka të bëjë me vjedhjen e pronës publike dhe tenderimin e ekonomisë në duart e pak njerëzve të afërt me pushtetin.Asgjë më shumë se një vjedhje flagrante me një plan të mirëmenduar. Nuk është rastësi, as kapitalizëm e as demokraci, fakti që vendi ka mbetur për një periudhë të gjatë pa gjykata. Nuk është as rastësi kapitalizem dhe as demokraci ligji për kadastrat: nuk ishte rastesi e as formë e kapitalizmit madje as demokraci ligji për kthimin e devidentit. Ku rimbushen xhepat e atyre qe I kanë plot:

S’mund te quajmë rastësi, kapitalizëm apo demokraci grabitjen e tokës së teatrit me ligj të posaçëm dhe me vota deputetësh pa dinjitet: Në ç’vend të botës ndodh që ligji të burgosë një familjar të papunë që nuk paguan dot faturën e energjisë elektrike dhe nuk guxon të gjykojë ata që në flagrancë janë kapur duke vjedhur,shitur dhe blerë votën? Sot me shumë se kurrë, e ritheksoj se prej regjimit kriminal dhe oligarkik të Rilindjes, ne kemi, nga njëra anë një grusht njerëzish që me tender e pa tender po pasurohen me shpejtësi duke grabitur pasuritë e shqiptarëve të cilët nuk perbëjnë më shumë se 1 % të tyre,dhe nga ana tjetër, mbi 80 % të shqiptarëve të braktisur, të zhytur në varfëri që luftojnë tu mbijetojnë sfidave të këtij realiteti.

Në kohën kur organizata kriminale dhe oligarkike me emrin Rilindje, ka shkatërruar me plan te mirëfilltë të majtën gjenuine shqiptare me qëllim kryesisht zaptimin dhe futjen në kthetrat e saj të ekonomisë shqiptare dhe kur fatkeqesisht me ane te koncesnioneve dhe ppp-ve, kryeministri yne e ka tenderuar dhe burgosur të ardhmen tonë ekonomike dhe për 15 apo 20 vitet e ardhshme. Në këto kushte ne na duhet të mendojmë për një zgjidhje afatgjatë dhe jo thjesht për të nesërmen. Unë në formimin tim politik jam një “socialiste demokrate”, siç ka plot të tillë edhe ndër ju në sallë e kudo në Shqipëri, edhe pse të braktisur e të zhgënjyer në aspiratën e tyre prej fenomenit abuziv me etiketën “Rilindje”.

Si socialiste demokrate, unë jam e bindur se drama e pabarazisë në Shqipëri, as nuk mjekohet, madje as nuk zgjidhet, pa rivendosjen e së majtës së vertetë në shinat e vlerave dhe demokracisë dhe integrimit, të solidaritetit dhe humanizmit. Kushtet në të cilat ndodhemi NA e ngarkojnë Ne këtë përgjegjësi historike. LSI duhet të çlirojë të majtën nga thundra kriminale e shpërdorimit të Rilindjes. Ky është misioni ynë politik dhe historik. Për të cilin do të na vlerësojnë fëmijët tanë dhe historia nesër.

Trëndafili i kuq i socialistëve shqiptarë me rrënjët në gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe ëndërr Shqipërinë si gjithë Europa që u bë e duhej të ishtë edhe sot simbol i politikave sociale, nuk është më. Ai është zëvendësuar me fiongon e zezë të korrupsionit të PPP-ve dhe degëzën e kanabisit si simbol i qeverisjes dhe krimit të bërë një, që jo vetëm shkatërroi partinë e vlerave dhe kontributeve historike për Shqipërinë, por lëndoi zemrat e qindra mijëra pensionistëve, veteranëve të luftës nacional clirimtare, duke bërë që të rinjtë dhe te rejat të marrin udhët e mërgimit, dhe që po e çon edhe vendin në një asfiksi totale që vështirë ta marë veten.

Ndaj ne duhet ta marrim përsipër këtë sfidë. Unë jam e vëmendshme ndaj çdo alternative ekonomike që shpaloset nga çdo do krah, nga çdo parti e djathtë, e qendrës apo kudo qoftë. Por njëkohësisht jam e bindur dhe e ndërgjegjshme që Shqiperia nuk shpëton nga drama e pabarazisë pa një të majtë të fortë e modern, të hapur e të shëndetshme e mbi të gjitha që të ketë të shenjtë interesat kombëtare dhe shërbimin ndaj qytetarëve. Shumë herë ideologjitë përdoren për t’u marrë votën qytetarëve.Bota ka plot shembuj të tillë,edhe Shqipëria ka mjaftueshëm raste të tilla. Por unë prapë e them me bindje se pa një të majtë të shëndetshme Shqiperia nuk ka as shansin më të vogël të dalë nga kjo humnerë ku e ka cuar grabitja që thellon perditë pabarazinë. Sa më shpejt të ringrihet e majta e munguar dhe e pushtuar, aq më të të pakta do ti ketë ditët ky regjim antipopullor, dhe shumë tepër shpresë do të ketë për të ardhmen.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?