15 vite në NATO, Berisha: Rama me regjimin e tij po largon Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga Aleanca

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama me regjimin e tij po largon Shqipërinë çdo ditë e më shumë nga NATO-ja. Berisha u shpreh në ditën që shënon 15-vjetorin e anëtarësimit të vendit në aleancë, se kjo ndodhi është “mrekullia më e madhe kombëtare pas shpalljes së pavarësisë”.

“Rroftë NATO, rroftë Shqipëria! Zoti e bekoftë NATO-n, zoti e bekoftë Shqipërinë!
Një përshëndetje të përzemërt për ju miq. Sot ne kremtojmë 15-vjetorin e mrekullisë shqiptare, mrekullisë më të madhe kombëtare pas shpalljes së pavarësisë. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte realizimi i ëndrrës më të bukur, më të rëndësishme të një kombi që kishte njohur pushtime e mynxyra më shumë se çdo komb tjetër. Me këtë anëtarësim, Shqipëria futej në klubin e vendeve demokratike, të zotuara për të mbrojtur njëra-tjetrën, për siguri kolektive, për të ardhme të përbashkët.

Ndaj dhe mirënjohja ime e pakufishme shkon tek të gjithë ata punonjës që në vite dhanë gjithçka për të përmbushur kriteret që aleanca politike ushtarake më e fuqishme e kohërave kërkonte për Shqipërinë. Por një mirënjohjë të veçante kam sonte për të gjithë sekretarët e përgjithshëm të aleancës, qëndrimin e tyre që nga Manfred Verner gjer te Shefer, më miqësorë, më dashamirës ndaj Shqipërisë.

Mirënjohja e pakufishme e jona shkon ndaj mikut të madh të shqiptarëve, presidentit Xhorxh Bush, mbështetja e të cilit ishte përcaktuese për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Të dashur miq, 15 vjet më parë, në shndërruam një ëndërr të madhe në realitet.
Por sot pas 15 vitesh, Shqipëria de facto nuk është më anëtare politike e aleancës së Atlantikut të Veriut, pasi Edi Rama ka shkelmuar çdo parim madhor politik të kësaj aleance.

Aleanca është klubi i vendeve të lira demokratike, kurse Edi Rama ka rrëmbyer votën shqiptaërve, nuk bën zgjedhje të lira, nuk lejon rotacionin, ka përqendruar të gjitha pushtetet në duart e tij të zeza. Edi Rama ka vendosur në Shqipëri, arrestimet politike dhe përpjekjen për zhdukjen e opozitës. Edi Rama ndërtoi në këto vite, në vendin anëtar të NATO-s, narkoshtetin e parë dhe të vetëm në NATO dhe në Europë. Edi Rama, njëlloj si Oleg Deripaska, pagoi me para krimi, kryezbuluesin e SHBA për të treguar se është edhe ky një horr si horri rus dhe asgjë tjetër”, tha Berisha.

SHKARKO APP