“Dibra” zbret në Kuvend, Noka: Banorët u kërcënuan nga mafia e drogës. Gjiknuri: Çuat atje njerëz që s’kishin lidhje me Dibrën
Kuvendi diskuton sot ndryshimet në ligjin “Për parandalimin dhe luftën ndaj trafikut të substancave narkotike”, që parashikon procedurën e trajtimit të këtyre lëndëve, që nga sekuestrimi e deri tek procedura e asgjësimit. Krahas tyre, pjesë e debatit të sotëm në parlament pritet të bëhen dhe temat nga aktualiteti, si zgjedhjet e pjesshme në Dibër, pranimet në universitete, etj.
Deputeti i PD-se, Flamur Noka deklaroi se banorët e Dibrës vuajnë mungesën e ujit, pasi sipas tij përdoret për parcelat me kanabis, duke shtuar se ‘ujin e pinë kuçedrat për kanabis’. Nga ana tjetër, Noka akuzoi Shefin e komisariatit të Dibrës, Robert Aga se është pronar i disa parcelave me kanabis.
“Nuk ka bërë vaki në këto 25 vite në këto vite, që të takosh pensionit dhe më kanë thënë se nuk vi për votime, pasi i kishin kërcënuar se do ti hiqnin pensionin. I keni kërcënuar me bukën e gojës, si ky gjatoshi. Këtë di të bëjë bëj shumë mirë ai. Polici a ë këmbë për të kërcënuar qytetarët për votën. Një bandit, shef komisariati, Robert Aga, shef parcelash me drogë. Ja pra kjo është droga. Gjithë ditën me trafikantët e drogës. E dinë çfarë na thanë qytetarët? Nuk kemi mundur të bëjmë prodhime në Dibër. Dhe e di pse? Sepse ujin e merr kuçedra për kanabisin.”, tha Noka.
Në replikë koordinatori i PS-së në zgjedhjet e Dibrës, ministri Damian Gjiknuri iu kundërpërgjigj Nokës, duke deklaruar se në Dibër PD-ja dërgoi njerëz, përfshi dhe kandidatin Sherefedin Shehu, që s’kishin lidhje me Dibrë. “Ju cucat atje profesorin e nderuar, por ai nuk bën punë, pasi nuk i ka bërë askujt ndere kur ishte në pushtet. Dibranëve iu duhej një njeri i tyre, që i kupton hallet e zonës, ndaj zgjodhën doktor Muharremin. Ju dërguat falangat tuaja, dhe i premtuat që do paguanit faturat e dritave me fondet e bashkisë. Po kush i ha këto? Sidomos në Dibër. Mos u shqetësoni për vjedhjen e votave, se qytetarët dibranë votuan të bindur se po bëjnë zgjedhjen më të mirë. Justifikimet tuaja jane te pavlera, dhe ju ofenduat familje te tera. na bete sherbimin me te madh, qe i bindet dibranet te votojne kunder jush”- tha ndër të tjera Gjiknuri, i cili gjithashtu, nuk ka ndonjë prejardhje nga Dibra.
Por fjalimi i Gjiknurit po shoqërohet me replika nmga vendi të deputetëve demokratë.
Balla: PD fyen popullin e Dibrës, të kërkojë falje
Deputeti socialist Taulant Balla i ka bërë thirrje PD-së që t’i kërkojë falje popullit të Dibrës për fyerjet e vazhdueshme që pas shpalljes së fitorës së kandidatit të majtë. “Dhëndrri i Berishës i quajti dibranët të padinjitet, kjo është e turpshme”, deklaroi Balla.
“PD sjellje aspak morale këto tre ditë pas zgjedhjeve në Dibër. PD ka fyer popullin e Dibrës gjithë këto ditë. Duhët t’i kërkoni falje popullit të Dibrës.
PS falënderon gjithë popullin e Dibrës, socialistë dhe demokratë. Nuk ka ndodh në histori që një parti që dikur ishte e madhe, falënderon vetëm votuesit e saj dhe jo kundërshtarët politikë. PD fyeu shumicën që vendosi në Dibër. Pavarësisht diferencës së thellë të votave PD vazhdon dhe shpif”, deklaroi Balla.
Pollo: Qeveria e paaftë, vendin e mbuloi kanabisi
Deputeti Genc Pollo në fjalën e tij në seancën plenare është ndalur tek situata e krijuar me maturantët të cilët kanë protestuar ditët e fundit pasi nuk rezultojnë fitues në universitet. Pollo tha se ligji i arsimit të lartë është i paqartë, dhe për këtë akuzon qeverinë se është e paaftë për të përmirësuar sistemin arsimor.
“Ligji i arsimit të lartë është i paqartë. Kjo qeveri është e paaftë, sistemi arsimor është abuziv. Ligji për arsimin e lartë solli ngatërresa”, tha Polli.
Ndërkaq, deputeti demokrat tha se i gjithë vendi është mbjellë me kanabis, duke shtuar se ndonëse këto raste janë denoncuar, kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë heshtur.
“Vendi është i mbushur me kanabis. Është denoncuar përhapja e gjelbërimit kanabis kudo në vend. Kjo është bërë me formula të qartë të investimit dhe të ndarjes së fitimit. Kemi denoncuar rastin e Ballshit ku kryetari i bashkisë shkoi me policinë bashkiake. Heshtje komplet. Kisha pritur të shprehej ministri apo kryeministri. Ky i fundit tha luftuam kanabisin në Lazarat, e tani janë fshehur nëpër male. Në çdo mal e kodër janë zoti kryeministër. Kanë mbjellë kudo”, tha Pollo.
Dogjani: Provo futu në Shkodër, kanë ardhur nga Tepelena për të mbrojtur parcelat…
Deputeti Partisë Demokratike, Asllan Dogjani tha se shqipëria ëhstë kthyer në fushë me Cannabis dhe qeveria është përgjegjëse kryesore. Sipas Dogjanit, nuk futesh dot në Shkodër dhe në shumë vende të tjera nuk kalon dot, pasi nga Tepelena kanë shkuar gardianët. “Kam informacion se nga Shkodra nuk zbret dot, ankohen banorët pasi kanë ardhur persona nga Tepelena e janë vënë në mbrojtje të parcelave me Cannabis. Kam informacion, ta jap dhe të movitaur me shkrim po të duash, po ka depo të mbushura me hashash, sera, e gjithë Shqipëria me Hashash. Ke në Zall Herr dhe në Shën Gjergj parcela me Cannabis sa të duash dhe përgjegjëse për këtë është qeveria. O nuk di o është bashkëfajtore dhe fatkeqësisht është e dyta”, tha Dogjani.
vijon…
KOHA JONË SONDAZH

