2 mijë afganë në Shqipëri, Rama për ”The Guardian”: E njohim diktaturën. T’u japim mundësinë të marrin frymë sërish
Shqipëria do të strehojë 2 mijë afganë. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për ”The Guardian”, thotë se ”Unë jam i shkatërruar kur shoh njerëz të lënë pas dhe dua t’u jap atyre të paktën mundësinë për të marrë frymë përsëri. Ne e dimë se si është të jetosh nën një diktaturë dhe si është të jesh i huaj që kërkon strehim diku. Bëhet fjalë për ata që jemi; është nder dhe detyrë ta bësh këtë”.
Po ashtu Rama tha se nuk mund ta kuptonte se vende më të pasura mund t’i kthejnë shpinën. ”Kjo përplaset me vlerat që ne të gjithë predikojmë. Shqipëria nuk mund ta zgjidhë problemin, por ne gjithashtu nuk duam të jemi pjesë e tij”, theksoi Rama.
2 mijë afganë do të strehohen në vendin tonë, pas situatës kaotike të krijuar në Kabul nga talebanët, të cilët arritën të merrnin pallatin presidencial. Udhëheqësit e Shqipërisë dhe Kosovës thanë të dielën se kishin pranuar kërkesën nga Amerika për të pritur përkohësisht refugjatët politikë që kërkonin hyrje në SHBA.