2 viktima dhe vetëm 173 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dy pacientë. ”Dy qytetarë nga Tirana të moshave 71-79 vjeç”. Po ashtu janë kryer 2443 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 173 qytetarë.

”75 qytetarë në Tiranë, nga 13 qytetarë në Fier, Gjirokastër, 11 në Sarandë, 9 në Durrës, nga 6 qytetarë në Vlorë, Berat, 4 në Rrogozhinë, nga 3 qytetarë në Mirditë, Gramsh, nga 2 qytetarë në Elbasan, Skrapar, Maliq, Mallakastër, Lushnje, Patos, Kamëz, Kukës, Shkodër, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Has, Tropojë, Lezhë, Dibër, Roskovec, Divjakë, Himarë, Delvinë, Konispol, Memaliaj”.

Janë 3159 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 66 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 408 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 264,695 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 173
Të shëruar në 24 orë 408
Të shtruar në spitale 66
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2443
Testime totale 1,738,929
Raste pozitive 271,314
Raste të shëruara 264,695
Raste Aktive 3159
Humbje jete 3,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 923
Fier 492
Elbasan 360
Vlorë 262
Lezhë 245
Berat 224
Kukës 147
Durrës 143
Gjirokastër 137
Shkodër 128
Korçë 72
Dibër 26

SHKARKO APP