2023, një rrugë e gjatë drejt Bashkimit Europian dhe që shqiptarët do bëhen europianë

Mbajtja e konferencës së parë ndërqeveritare më 19 korrik të 2022 tregoi vetëm fillimin e një rruge të gjatë që duhet të përfundojë me integrimin e plotë të vendit në familjen europiane. Ulja në tryezë me përfaqësuesit e unionit në Bruksel kishte vetëm simbolike politike.

Procesi “Screening” organizohet në dy faza. Në takimet Shpjeguese, Komisioni Evropian shpjegon përafrimin e legjislacionit të BE-së për Shqipërinë, ndërsa grupi negociator shqiptar ai që duhet të prezantojë nivelin e tij të përafrimit dhe të shprehë gatishmërinë për përafrimin e tij tërësisht në të ardhmen.

Shqipëria ndodhet në këtë fazë ku grupi teknik vijon takimet me përfaqësuesit e BE-së për të marrë shpjegimet e Brukselit dhe për të marrë detyrat që më pas të implementohen nga institucionet shqiptare.

Para se të çonte të besuarit e tij në Bruksel, Kryeministri Rama ndryshoi edhe kryenegociatorin, Zef Mazin e zëvendësoi me Majlida Dhukën, por duke e shoqëruar këtë detyrë edhe më një post mbështetës, ministër Shteti.

Zgjedhja e një kryenegociatore politike për të drejtuar negociatat me Brukselin sipas opozitës dhe ekspertëve nuk është zgjidhja më e mirë për një shtet kandidat. Pasi mund të ketë vështirësi në rast të rrotacionit politik, çka mund të ngadalësojë procesin e negociatave.

Pasi të përfundojnë të gjitha negociatat dhe të plotësohen të gjitha kushtet e Brukselit, Shqipëria do të nënshkruajë dokumentin e Traktatit të Anëtarësimit me institucionet e BE-së. Kjo dispozitë duhet të ratifikohet nga Brukseli dhe çdo vend anëtar i unionit.

Kështu Shqipëria bëhet anëtar i BE-së me të drejta të plota, kur qytetarët mund të lëvizin, të punojnë dhe të jetojnë në vendet e unionit me të drejta të plota dhe në përputhje me standardet e vendosura nga BE-ja.

SHKARKO APP