Lezhë/Blendi Klosi :Ministria i ka kushtuar një vëmëndje të veçantë degës hoteleri-turizëm

Sot në Lezhë organizuar në mënyrë të shkëlqyer nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinise Blendi Klosi inaguruan shkollen e rikonstruktuar profesionale ne Lezhe, Kolin Gjoka.  Mori pjesë Kryeministri i Shqiperise  Edi Rama, ambasadorja e BE ne Tirane znj. Vlahutin dhe ambasadore te tjere .
Punimet e kesaj shkolle kapin vleren prej 1.2 milion eurosh, nga ku 900 mije nga BE dhe 300 mije nga buxheti i shtetit shqiptar.
Aktiviteti nisi me garen ne kulinari te 10 shkollave te turizmit te vendit ku fitues u shpall shkolla e Hoteleri – Turizem Tirane, se ciles vete KM Rama u dha kupen e fitores.

Shkolla Kolin Gjoka,  mbeshtetet  nga projekti zviceran per aftesi per pune, nepermjet agjensise zvicerane per zhvillim e bashkepunim.

klo

Swiss Digital Desktop Reklama

b2

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne fjalen e tij , Kryeministri Rama u shpreh: ” fatkeqësisht, historia dihet, arsimi profesional u braktis dhe u kthye në një zgjedhje të dorës më të fundit e praktikisht, shkolla profesionale, siç dëshmon edhe karakatina e shkollës së vjetër këtu, mbetën shumë pas dore. E po ashtu, edhe ata që kaluan
përmes shkollave profesionale nuk arritën të marrin dot atë shërbim publik arsimor të nevojshëm për t’u kthyer në profesionistë, në zanatçinj të zot të vetes.”

“Ne kemi ndryshuar kurs, e faktikisht kemi bërë një zgjedhje të qartë, duke e adresuar problemin e madh të prapambetjes së thellë në arsimin profesional në radhë të parë, përmes ndryshimit tërësor të modelit. Modeli i ri i arsimit profesional është tërësisht i bazuar tek parimi themelor i sistemit dual gjerman, por jo vetëm, edhe atij zviceran dhe vendeve të tjera, ku shkolla është e lidhur me ndërmarrjen dhe ku cilido që hyn në shkollë, një pjesë të kohës gjatë javës e kalon në klasë e laborator për teori dhepjesën tjetër e kalon në ndërmarrje për praktikë.”

“Dua t’ju them edhe një shifër që flet shumë. Vitin 2015, ne e konsideruam një vit shumë të mirë për arsimin profesional dhe faktikisht, regjistrimin e 16 mijë nxënësve në arsimin profesional e morëm si një shenjë kuptimplotë të një kthese psikologjike. Arsimiprofesional nuk është çështja se thjesht u dëmtua rëndë në gjithë organizmin e tij, por u shkatërrua psikologjikisht si segment për shkak se Shqipëria u bë vendi ku çdo i ri duhet të kishte një diplomë juristi dhe u bë vendi ku çdo i ri duhet të kishte, nësejo një diplomë juristi, patjetër një diplomë universiteti.

b3

Fjala e ministrit Blendi Klosi:

Pata fatin që  së bashku me deputeten Kryemadhi të vinin tullën e parë të kësaj shkolle. Një vit më parë premtuam që në harkun kohor të 12 muajve të inaguronim shkollën dhe ja sot ku jemi përsëri në prezencën  e Kryeministrit, ambasadorëve të nderuar, kryetarit të bashkisë së Lezhës dhe shumë përfaqësuesve të shkollave të Arsimit Profesional nga e gjithë Shqipëria për degën Hoteleri – Turizëm, së bashku me partnerët, projektet mbështetëse të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe gjithë përpjekjen tonë për Arsimin dhe Formimin Profesional për të dëshmuar se cdo ditë e këtij viti ka shoqëruar një aktivitet që ne së bashku kemi bërë për të rikthyer në identitet Arsimin dhe Formimin Profesional.

b3

Ndaj të nderuar pjesëmarrës, I nderuar zoti kryeministër, më lejoni t’ ju uroj mirëseardhjen në aktivitetin e sotëm që organizojmë këtu në ambjentet e shkollës Kolin Gjoka, pas një viti intensive gjatë të cilit promovuam Arsimin Profesional dhe tashmë ka ardhur koha që natyrshëm të flasim për cilësinë, natyrshëm të flasim për mënyrën e lidhjes ndërmjet arsimit dhe formimit profesional dhe biznesit hoteleri-turizmit, kaq shumë present këtu në sallë.Do doja të falenderoja të gjithë ata që kanë pranuar që sot të firmosin disa kontrata konkrete nga nxënësit e arsimit profesional nga e gjithë zona e Veriut.

Të dhënat statistikore të vitit 2015 tregojnë që kemi 6% kontribut direkt në GDP-në e vendit dhe po ashtu kemi vetëm për vitin 2015  51,000 të punësuar direct apo 5.5% të punësimit të përgjitshëm vijnë drejtpërdrejtë nga turizmi. Po të shikojmë të gjithë ata që punësohen për të ofruar shërbim në hoteleri-turizëm shkojnë mbi 200 000 vende pune ose mbi 19.3% të gjithë të punësuarve në Shqipëri.

Pa dyshin në vitin 2016 presim që të kemi statistika të tjera por shpresoj shumë që këto vende të reja pune të vazhdojnë të disa fishohen në shërbim të hoteleri-turizmit në vendin tonë. Zhvillimi i turizmit varet shumë jo vetëm nga produkti turistik që ofrohet por edhe nga cilësia e shërbimeve dhe e njerëzve që i ofrojnë ato. Sfidat në turizëm janë të shumta dhe një pjesë e madhe e tyre lidhen dhe me procesin e aftësimit. Praktikat botërore të menaxhimit cilësor të ndërmarrjeve dhe veçanërisht të hoteleve, kanë vërtetuar me kohë se rritja e vazhdueshme dhe e qëndrueshme profesionale është çelësi i suksesit.

Në këtë kuadët të zhvillimit të Arsimit Profesional, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka kushtuar një vëmëndje të vecantë degës hoteleri-turizëm. Në rang kombëtar për vitin akademik 2016 në këtë degë janë ushtruar plot 2500 nxënës (ose 13.5% e nxënësve të AFP-së) që ndjekin studimet në këtë degë në 10 shkolla profesionale, përgjatë bregdetit, shkolla të tilla gjenden në Shkodër, Durrës, Vlorë dhe Sarandë. Sot po inaugurojmë një nga shkollat e ekselencës, një shkollë e cila është model i shkollave të ekselencës që duam të ndërtojmë për gjithë arsimin dhe formimin profesional në Shqipëri.

 Shkolla “Kolin Gjoka” është shëmbulli i qartë sesi Arsimi dhe Formimi Profesional kanë marrë vëmendjen e qeverisë shqiptare, partnerëve ndërkombëtare dhe tashmë partnerëve të ministrisë. Shkolla Kolin Gjoka dëshmon që të gjithë shkollat e Arsimit Profesional, në vitin 2014 vetëm 90 nxënës regjistroheshin në vitin e  parë të kësaj shkolle, në vitin 2015 122 nxënës. Në vitin 2016 regjistrohen në shkollën Kolin Gjoka plot 220 nxënës në vitin e parë, 90 prej tyre hoteleri-turizëm. Ky është i gjithë shëmbulli që dëshmon se rritja e arsimit profesional në gjithë Shqipërinë, që në vitin 2016 arritëm dhe tejkaluam objektivin tonë duke shënuar plot 27 300 nxënës, të rinj dhe të reja që zgjodhën arsimin dhe formimin profesional.

b4

Shifrat flasin vet por ka dicka tjetër që ka të bëjë me lidhjen më efikase ndërmjet tregut të punës dhe arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri. Shkolla Kolin Gjoka merr në investimin e saj prej 1.2milionë eurosh (900 mije euro eshte kontibuti BE dhe 300 mije euro kontributi i Qeverise Shqiptare) dhe sot transformohet në një laborator që së bashku me mbështetësit tanë zvicerian ta shndërrojmë në qendër multifunksionale, partnere me një nga shkollat më të mira në Zvicër, për ta bërë shkollën Kolin Gjoka një mekanizëm që ndryshon ekonominë e vendit në jetën e komunitetit.

Shifrat janë tregues I qartë I kësaj përpjekje për të pasur mundësinë që në Arsimin dhe Formimin Profesional ta shikojmë jo si një edukim por si një mekanizëm që po ndryshon jetën e shtresës së mesme të vendit tonë. Në fillim të këtij viti kishim plot 151 427 të papunë të regjistruar pranë Zyrave të Punës, sot numërojmë rreth 100 000, pra me 35% është reduktuar numri I punëkërkuesve të papunë në zyrat shtetërore të institucioneve tona të punësimit duke dëshmuar kështu një tendencë të qartë të orientimit të tregut të punës.

Po të shikojmë statistikat e fundit të ofruara nga INSTAT, institucion që dëshmon për punën e madhe që po bëjmë drejt tregut të punës. Sipas INSTAT në tremujorin e tretë të vitit 2016 shkalla e papunësisë në vend ran ë 14, 7%, shkalla e papunësisë për femra është reduktuar në 1,3% dhe shkalal e papunësisë në meshkuj po ashtu, krahasuar me të njëjtën periudhë 3- mujorë të vitit 2015 shkalla e papunësisë për meshkuj ka rënë me 1,7% dhe për femra ka rënë me 3,5%. Shkalla e papunësisë për të rinjtë që është më e rëndësishme për marrëdhënien me Bashkimin Europian, për të parë Arsimin dhe Formimin Profesional si një mekanizëm test të administratës publike shqiptare drejt integrimit në Bashkimin Europian.

b1

Shkalla e papunësisë për të rinjtë ka pësyar një rënie me 2.5%, shkalla e punësimit është 57,1%, punësimi gjatë këtij viti shfaqi një tendencë në rritje. Shkalla e punësimit për meshkuj është rritur me 2.9% ndërsa për femra është rritur me 5.8%.

Të nderuar miq të Arsimit dhe Formimit Profesional unë shpreh bindjen e plotë si ministër I Mirëqenies Sociale, ministër I punës, ministër I rinisë se përpjekja për më shumë edukim profesional, përpjkja jonë për ti dhënë të rinjve shqiptar një profesion, një zanat për të punuar me punë të denjë, për të jetuar me punë të denjë është një përpjekje e cila si asnjë përpjekje tjetër I ka sjell frutet e saj në harkun kohor disa mujore, është një përpjekje që do vazhdojmë së bashku me partnerët tanë, e cila do të shërbej shumë shpejt për shkollat tona profesionale.

Sot po bisedonim me Kryetarin e Bashkisë, që do doja shumë ta falenderoja në bashkëpunimin për gjithë këtë përpjekje, që të vazhdojmë për hapjen e më shumë kapaciteteve për të pasur mundësinë të edukojmë më shumë nxënës të arsimit dhe formimit profesional.

Të nderuar miqtë e mi duke ju uruar Gëzuar Vitin  e Ri do doja shumë që shkolla Kolin Gjoka të vazhdoj të jetë një qendër multifunksionale ekselence tashmë edhe në bashkëpunim me patrnerët tanë zvicerian.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?