Gruevksi merr mandatin qeverisës

Rezultatet e rivotimit ne komunën e Tearces nuk kane ndryshuar asgje ne ndarjen e mandateve pas zgjedhjeve te 11 dhjetorit. Edhe pse LSDM-ja mori 245 vota kundrejt 149 te VMRO-se, ato ishin te pamjaftueshme per t’i dhënë Zoran Zaevit deputetin e 50-te dhe per te barazuar shifrat e partine e Gruevskit.

Tani sipas Kushtetutës, ky i fundit do te marre nga presidenti Ivanov mandatin per formimin e qeverise se re. Por nje gje e tille pritet te ndodhe ne fillim te vitit te ardhshëm, pas konstituimit te parlamentit te ri.

Ne legjislaturën e re, VMRO-DPMNE do te kete 51 deputete, LSDM 49, BDI-ja 10, lëvizja BESA 5, Aleanca per Shqiptaret 3 dhe PDSH-ja 2 deputete.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me certifikimin e rezultatit nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor kjo periudhe festash do te shërbeje per negociata intensive mes forcave politike per arritjen e nje marrëveshje per qeverisjen.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiptaret do te jene përcaktues ne formimin e qeverise se re, por partitë politike deri tani jane shprehur te rezervuara, duke lene te hapura te gjitha opsionet e bashkëpunimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?