25 Prilli, vëzhguesit vendas: Shqetësues përdorimi i të dhënave personale
Edhe dy javë na ndajnë nga zgjedhjet paralamentare të 25 prillit, por ditët e fundit shqetësues është bërë fakti i të dhënave personale të qytetarëve që ka Partia Socialiste, të marra përmes platformës E-Albania. Ky shqetësim u ngrit edhe në raportin e ndërmjetëm nga Shoqata për Kulturë Demokratike, pjesë e vëzhguesve vendorë.
Roden Hoxha, jurist dhe pjesë e grupit të monitorimit, tha: “Jo vetëm shkelet Kodi Zgjedhor, por kemi shkelje të ligjit për të dhënat personale. Është fatkeqësi që komisioneri për të dhënat personale po bën një sy qorr e një vesh shurdh, edhe KQZ ka bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh. Problemi më i madh është që të dhënat personale të 900 mijë votuesve ishin në duart e njërës ose tjetrës parti”.
Po ashtu problem është edhe mungesa e një rregullimi me ligj për median “online”, pasi nuk ka trasparencë për shpenzimet në këtë drejtim: “Janë harxhuar 130 milionë dollarë vetëm për Facebook dhe në lidhje me këtë nuk ka asnjë lloj rregullimi ligjor”.
Ng ana tjetër, raporti ngre shqetësime dhe në lidhje me vonesat që pati për miratimin e fletës e votimit, pasi koha në dispozicion për të informuar votuesin është shumë e shkurtër.