25-vjetori i PS, Rama fton Bashën në festë

Socialistët festojnë të martën 25 vjetorin e krijimit të partisë. Rreth 1500 të ftuar do të marrin pjesë në festën që do të zhvillohet në oborrin e pasëm të PS-së.

Ftesë i është dërguar dhe Lulzim Bashës i cili nuk dihet nëse do të thyejë traditën e përvitshme dhe në këtë jubile të socialistëve, të marrë pjesë në ftesë, por edhe gjithë ish-presidentëve, ish-deputetëve, ish-kryetarëve ku përfshihet dhe Fatos Nano dhe të gjithë funksionarëve pa përjashtim ndër vite që kanë qenë pjesë e PS-së.

Musa Ulqini, një prej organizatorëve të këtij eventi, thotë për Report TV se ftesa e 25 vjetorit do të zhvillohet rreth një muaj me vonesë për shkak të Kampionatit Europian të futbollit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ftesat me mesazhin e Edi Ramës, janë shpërndarë që të enjten, ndërsa askush nga zyrtarët socialistë ndër vite nuk do të mbetet jashtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

I gjithë trupi diplomatik, krerët e institucioneve shtetërore, krerët e partive politike aleate dhe atyre parlamentare do të akomodohen në oborrin e ristrukturuar të PS-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?