26 vjetori i RD, Basha: PD do të jetë gjithmonë e hapur me mediat
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka organizuar një pritje me rastin e 26 vjetorit të Rilindjes Demokratike.
Ai e konsideroi 5 janarin si ditën e shtypit të lirë në Shqipëri.
Në këtë pritje morën pjesë personalitete të Partisë Demokratike si dhe përfaqësues të medias.
Duke shprehur mirënjohje dhe respekt për të gjithë punonjësit e medias, Basha tha se ishte i hapur edhe ndaj mediave kritike të opozitës.
Ai kërkoi mediave që të angazhohen bashkërisht për zgjedhje të lira dhe ndershme.
“Dua t’i bëj thirrje mediave të vendit përfshirë mediat kritike me opozitës, të bashkohemi sot për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Të luftojmë së bashku për të zhdukur njëherë e mirë blerjen e votës. Dua ta pohoj para jush; prej të vërtetës ekzistojmë dhe prej asaj do të fitojmë. Kam qenë dhe jam kurdoherë i hapur me mediat dhe bashkëpunues. Misioni im e përfshin këtë dimension. Refuzimi i kritikës është refuzim i vet idesë së ndryshimit. Kjo është një nga pikat ku unë dua të bëj ndryshim”- tha Basha.
Po ashtu, kryedemokrati tha se mbështet çdo përpjekje për ruajtjen e pavarësisë së medias.



KOHA JONË SONDAZH

