27-vjeçarja i dha fund jetës pas shantazheve me foto intime në rrjetet sociale, reagon ministri Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kamzë, ku një 27-vjeçare u vetëvra pas shantazheve në rrjetet sociale me foto intime.

Balla zbulon se i ka kërkuar Policisë së Shtetit të rrisë forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetasje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asnjë justifikim ndaj dhunës, as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shprehet ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?