271 raste të reja me Covid-19, Ministria: Mos neglizhoni vaksinimin
Në 24 orët e fndit nuk ka humbje jete, por nga 1035 testime kanë rezultuar pozitivë 271 qytetarë. ”183 në Tiranë, nga 9 qytetarë në Lezhë, Fier, Vlorë, Gjirokastër, 8 në Sarandë, 7 në Berat, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë Himarë, Elbasan, nga 3 qytetarë në Durrës, Patos, Lushnje, nga 2 qytetarë në Shkodër, Divjakë, Përmet, nga 1 qytetar në Malësi e Madhe, Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Selenicë, Korçë, Kolonjë, Kuçovë, Gramsh”.
Janë 1,243 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 8 pacientë. Janë shëruar 73 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,471 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.
Statistika (23 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 271
Të shëruar në 24 orë 73
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1035
Testime totale 1,841,267
Raste pozitive 278,211
Raste të shëruara 273,471
Raste Aktive 1,243
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 929
Fier 86
Vlorë 72
Durrës 33
Lezhë 26
Gjirokastër 22
Korçë 20
Elbasan 18
Berat 18
Shkodër 13
Dibër 4
Kukës 2