28 apo 29 Nëntori? Gjekmarkaj: Debat folklorik nga i cili nuk fitojmë asgjë

Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në News24 ka folur mes të tjerash në lidhje me debatin që është bërë në vite në lidhje me datën e çlirimit të vendit.

Gjekmarkaj u shpreh se ky është një debat folklorik nga i cili shqiptarët nuk fitojnë asgjë.

Sipas tij data më e rëndësishme është çlirimi i kryeqytetit të vendit, ndaj një kompromis i mirë mund të ishte 17 nëntori, datë kur u çlirua Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gati 32 vite por në bazë është një manipulim ideologjik. Edhe komunizmi manipuloi me datat, edhe në demokraci bëmë të njejtën gjë.
Ajo që dukej e përkohshme u bë e përjetshme të paktën për jetën tonë. Debat folklorik pa bukë, nuk ndihmon shqiptarët të ndërtojnë diçka mosdakordësie për datat. E gjitha ka ardhur për arsye ideologjike. Mesa ka m lexuar, i besoj librit “Rrno për me Tregue” të At Zef Pëllumbin që thotë gjermani i fundit u largua nga Shkodra më 28 nëntor. Detaj piktoresk dhe komunistët ndryshuan datën për të përkuar me një datë të Jugosllavisë, në të kohë në aleancë. Themelore për mua është dita kur çlirohet kryeqyteti i vendit. Mund të ishe një datë kompromisi 17 nëntori. Debati s’na ndihmon të shkojmë askund.Shoh që partitë politike shkojnë të ndara në këtë festë dhe kjo është mungesë serioziteti në 32 vite demokraci”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?