293 raste të reja në 24 orët e fundit, 1300 raste aktive me Covid-19 në Shqipëri

Ditët e fundit janë rritur rastet e reja nga Covid-19. Në 24 orët e fundit nga 1080 testime të kryera, 293 qytetarë kanë rezultuar të prekur. Nuk është shënuar asnjë humbje jete.

”172 në Tiranë, 25 në Fier, 13 në Lezhë, nga 9 qytetarë Shkodër, Vlorë, 8 në Sarandë, 7 në Gjirokastër, nga 6 qytetarë në Patos, Lushnje, 5 në Krujë, nga 4 qytetarë në Durrës, Kavajë, nga 3 qytetarë në Vorë, Mat, Roskovec, Elbasan, nga 2 qytetarë në Kurbin, Divjakë, nga 1 qytetar në Fushë Arrëz, Tropojë, Mirditë, Kamëz, Mallakastër, Përmet, Korçë, Pogradec, Kuçovë”.

Në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa regjistrohen 1387 qytetarë aktivë me Covid-19 në gjithë vendin. Ministria i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Statistika (24 Qershor 2022)

Raste të reja ditore 293
Të shëruar në 24 orë 149
Të shtruar në spitale 9
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1080
Testime totale 1 842 347
Raste pozitive 278 504
Raste të shëruara 273 620
Raste Aktive 1387
Humbje jete 3497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1010
Fier 105
Vlorë 77
Durrës 42
Lezhë 40
Gjirokastër 30
Shkodër 23
Elbasan 20
Korçë 18
Berat 12
Dibër 7
Kukës 3

SHKARKO APP