3 çështjet që mund të ulin në tryezë Ramën dhe Bashën

Për pak ditë nis sesioni i ri në Parlamentin e Shqipërisë, ku PD-ja dhe LSI-ja rikthehen pas 2 viteve mungesë dhe kryeministri Edi Rama me një ekip të ri për mandatin e tretë qeverisës.

Kodi Zgjedhor, Reforma Territoriale apo zgjedhja e Presidentit të ri janë tre çështjet që mund të ulin në tryezën e dialogut maxhorancën dhe opozitën.

Kjo vjeshtë ka rritur gjasat për bashkëpunim mes PS dhe PD në Parlament dhe sinjalet nuk kanë munguar.

Gjithça do të kuptohet duke nisur nga 10 shtatori, kur dhe Presidenti Ilir Meta ka thirrur seancën e parë të Kuvendit të ri.

SHKARKO APP