3 grupe opozitare në Parlament, Basha nuk ndihmon LSI-në
Në Kuvendin e Shqipërisë, nuk do të ketë vetëm një grup parlamentar opozitar, por 3 të tilla. PD-ja ka vendosur të ndihmojë PDIU-në, duke i dhënë 4 deputetë për krijimin e grupit parlamentar dhe aleatët tradicionalë PA, LZHK dhe PR dhe PBDNJ.
Ajo që bie në sy është që Lulzim Basha nuk ka ndihmuar LSI-në për formimin e një grupi parlamentar, e cila gjithashtu ka 4 deputetë dhe i nevojiteshin dhe 3 të tjerë.
Nuk dihet sesi do të veprojë LSI-ja, nëse do të krijojnë grup apo do të qëndrojnë të pavarur në Kuvend. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, ka një krisje të bashkëpunimit mes PD dhe LSI-së.
Grupet opozitare në parlament do të jenë
1. Grupi i Partisë Demokratike të Shqipërisë
2. Grupi i Aleancës për Ndryshim
3. Grupi për Demokraci dhe Integrim
Në grupin Aleanca për Ndryshim janë deputetët Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka, Vangjel Dule, Lindita Metaliaj, Elda Hoti dhe Eralda Tase.
Grupi për Demokraci dhe Integrim që është i PDIU-së, ka si kryetare Mesila Dodën.
Mesila Doda-Kryetar
Ilda Dhori-Nënkryetar
Andia Ulliri-Zëdhënës (deputetja më e re e Kuvendit)
Nusret Avdulla-Sekretar
Shpëtim Idrizi-Anëtar
Selaudin Jakupllari-Anëtar
Kasem Mahmutaj-Anëtar
Çfarë do të thotë mungesa e grupit parlamentar?
Grupeve parlamentare u sigurohen zyra në Kryesinë së Kuvendit. Çdo grupi parlamentar i vihet në dispozicion një sekretar dhe këshilltar. Çdo grupi parlamentar i dedikohet kohë për të folur enkas në seancën plenare. Gjithashtu krerët e grupeve parlamentare kanë trajtime financiare me të larta se deputetët e thjeshtë, me 9 mijë lekë shtesë në pagë.