3 grupet në PD, Duma dhe Berisha duan vendin e Bashës
Në Partinë Demokratike tani më ka tre grupe, në vend që të ketë një, si çdo parti e unifikuar. Përçarja mes demokratëve u pa edhe në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, ku votat u ndanë sa tek PD-ja e Bashës dhe për më shumë shkuan tek Komisioni i Rithimelimit, ku Foltorja fitoi edhe Bashkinë e Shkodrës dhe doli forcë e dytë.
Kryetari Lulzim Basha vijon të gëzojë mbështetjen e Enkelejd Alibeajt i cili mban disa funksione partiake në PD. Jorida Tabaku, Orjola Pampuri, Kreshnik Çollaku dhe Gazment Bardhi janë pro kryetrit Basha. Si pasojë të rrogës, Lulzim Basha ka edhe mbështetjen e shumicës së krerëve të degëve të partisë.
Grupi i ri kundërshtar që u krijuar pas 6 marsit, ku PD doli forcë e tretë në zgjedhjet e pjesshme lokale, ku spikat ish-nënkryetarja e PD Grida Duma dhe përbëhet nga Ervin Salianji, Dashnor Sula, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Ferdinant Xhaferri, Helidon Bushati, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj dhe Selaudin Jakupllari. Linja e zonjës Duma kërkon dorëheqjen e Lulzim Bashës, por refuzon rikthimin e Sali Berishës.
Linja e Foltores me në krye Sali Berishës është linja e tretë, në krah të të cilit janë deputët Belind Këlliçi, Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi, Luçiano Boçi. Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Bujar Leskaj, Agron Shehaj dhe Albana Vokshi.
Ka mbetur vetëm një fjalë pa thënë nga Lulzim Basha, dhe për këtë ai kërkon më shumë kohë. Kreu i Partisë Demokratike, thotë se mbetet në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve, edhe pse fjalën dorëheqje nuk e përmend. “Mbetem në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD-në”, tha kreu demokrat.
R.SH /Koha Jonë/