3 kryebashkiakë të PS me probleme, Bardhi: Prisni, ka akoma
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, thekson se qëndrimi i Mark Babanit, kreut të Bashkisë së Vaut të Dejës, që refuzoi akuzat e PD, është i njëjti qëndrim si me kandidatët e tjerë socialistë të akuzuar nga opozita.
”Mund të garantoj opinionin publik se është e vërtetë që ndoshta nuk ka asnjë gjobë në jetën e tij. Akuza jonë nuk ka të bëjë me bizneset e tij por me probleme të rënda në të kaluarën e tij me ligjin penal, të paktën në dy shtete, në Itali dhe Maqedoninë e Veriut. Në ditët në vijim do të bëjmë transparencë të plotë edhe për këtë rast”, tha Bardhi, i ftuar në edicionin informativ të orës 13:00 në A2.
PD ka denoncuar 3 emra nga radhët e kandidatëve socialistë për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore. Bardhi pohon se ka edhe të tjerë por ishte e pamundur që këto evidentime të kryheshin para 30 qershorit.
”PD nuk është as Prokurori as Polici, kjo nënkupton një kohë më të gjatë të nevojshme për të vërtetuar rastet konkrete, që kërkojnë një proces të gjatë dhe të lodhshëm. Në momentin kur kemi vërtetuar që një kandidat apo funksionar është subjekt i ligjit të dekriminalizimit, i bëjmë publike. Informacionet nuk i kemi siguruar nga kanale ilegjitime. Ne kemi pranuar që informacionet i kemi marrë në rrugë jo zyrtare por nga burime zyrtare. Pasi në rrugë zyrtare i merr vetëm Kryeministri, siç edhe i ka marrë por nuk ka bërë asgjë”.
KOHA JONË SONDAZH

