3 viktima dhe 1666 raste të reja në 24 orët e fundit nga Covid-19

Dy qytetarë nga Tirana të moshave 65-71 vjeç, një qytetar nga Shkodra 72-vjeç, nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Po ashtu janë kryer 3474 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 1666 qytetarë.

”634 në Tiranë, 112 në Durrës, nga 60 qytetarë në Fier, Lushnje, 55 në Elbasan, 53 në Shkodër, nga 47 qytetarë në Vlorë, Sarandë, Kuçovë, 44 në Berat, 43 në Kamëz, 34 në Korçë, 29 në Gjirokastër, nga 27 qytetarë në Divjakë, Dimal, 25 në Himarë, 24 në Tepelenë, 23 në Krujë, 22 në Vorë, 21 në Kavajë, 20 në Lezhë, 16 në Kurbin, nga 14 qytetarë në Shijak, Maliq, 13 në Mallakastër, 12 në Patos, nga 10 qytetarë në Vau i Dejës, Tropojë, Dibër, nga 9 qytetarë në Bulqizë, Delvinë, nga 8 qytetarë në Malësi e Madhe, Roskovec, nga 7 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Pogradec, nga 6 qytetarë në Mirditë, Poliçan, Gramsh, nga 5 qytetarë në Kukës, Has, Librazhd, nga 3 qytetarë në Pukë, Rrogozhinë, Mat, Përmet, nga 2 qytetarë në Devoll, Skrapar, Peqin, nga 1 qytetar në Klos, Finiq, Libohovë, Dropull, Këlcyrë, Kolonjë, Cerrik”.

Janë 9,269 qytetarë aktivë në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin Covid 3 po marrin trajtim 30 pacientë. Janë shëruar 1391 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 293,988 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (26 Korrik 2022)

Raste të reja ditore 1666
Të shëruar në 24 orë 1391
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 3474
Testime totale 1,906,509
Raste pozitive 306,789
Raste të shëruara 293,988
Raste Aktive 9,269
Humbje jete 3,532

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,405
Durrës 651
Fier 659
Vlorë 472
Elbasan 379
Shkodër 394
Berat 436
Korçë 265
Lezhë 237
Gjirokastër 171
Dibër 140
Kukës 60

SHKARKO APP