3 viktima dhe vetëm 139 raste të reja në 24 orë nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar tre pacientë. ”Një qytetar nga Korça 67 vjeç, një qytetar nga Tirana 70 vjeç, një qytetar nga Vlora 84 vjeç”.

Nga 2,030 testime, kanë rezultuar pozitiv 139 qytetarë. ”49 në Tiranë, 21 në Fier, 11 në Sarandë, 8 në Berat, 6 në Shkodër, 4 në Gramsh, 3 në Mirditë, Durrës, Kamëz, Delvinë, Korçë, 2 në Kurbin, Patos, Përmet, Pogradec, Dimal, Kuçovë, Elbasan, 1 në Kukës, Tropojë, Lezhë, Shijak, Krujë, Rrogozhinë, Lushnje, Divjakë, Mallakastër, Vlorë, Gjirokastër”.

Janë 2,211 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 45 pacientë, nga të cilët 8 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 431 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 266,019 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (01 Mars 2022)

Raste të reja ditore 139
Të shëruar në 24 orë 431
Të shtruar në spitale 45
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,030
Testime totale 1,745,320
Raste pozitive 271,702
Raste të shëruara 266,019
Raste Aktive 2,211
Humbje jete 3,472

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 647
Fier 311
Elbasan 297
Lezhë 180
Vlorë 174
Berat 150
Kukës 127
Shkodër 104
Durrës 91
Gjirokastër 67
Korçë 50
Dibër 13

SHKARKO APP