3 viktima në 24 orë, 105 pacientë në gjendje të rëndë nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar 3 pacientë. ”Një qytetar nga Kurbini 78 vjeç, një qytetar nga Tirana 80 vjeç dhe një qytetare nga Tepelena 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 2,789 testime kanë rezultuar pozitivë 449 qytetarë. ”164 në Tiranë, 28 në Sarandë, 24 në Fier, 22 në Durrës, 21 në Berat, 15 në Elbasan, 14 në Gjirokastër, 13 në Shkodër, Vlorë, 12 në Lushnje, 9 në Mallakastër, 8 në Kamëz, 7 në Kavajë, Delvinë, Pogradec, Gramsh, 5 në Pukë, Lezhë, Selenicë, Kuçovë, 4 në Kukës, Patos, Tepelenë, 3 në Malësi e Madhe, Himarë, Konispol, Memaliaj, Skrapar, 2 në Tropojë, Mirditë, Shijak, Krujë, Divjakë, Libohovë, Përmet, Devoll, Korçë, Poliçan, 1 në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Has, Kurbin, Vorë, Rrogozhinë, Dibër, Këlcyrë, Maliq, Dimal, Prrenjas”.

Janë 7,542 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 105 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 884 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 257,975 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (15 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore 449
Të shëruar në 24 orë 884
Të shtruar në spitale 105
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2,789
Testime totale 1,717,318
Raste pozitive 268,940
Raste të shëruara 257,975
Raste Aktive 7,542
Humbje jete 3,423

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 2443
Fier 1090
Gjirokastër 708
Vlorë 630
Elbasan 611
Berat 512
Shkodër 499
Lezhë 350
Durrës 256
Korçë 212
Kukës 188
Dibër 43

SHKARKO APP