3 viktima në 24 orë dhe mbi 2300 raste të reja nga Covid-19

Betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar tre pacientë të shtruar në spitalet Covid. Më konkretisht bëhet fjalë për dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana, 85 vjeç. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 71634 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 2383 qytetarë.

”1,112 në Tiranë, 120 në Durrës, 112 Vlorë, 94 në Shkodër, 71 në Fier, 70 në Gjirokastër, 59 në Sarandë, 56 në Lushnje, 51 në Elbasan, 41 në Kamëz, Korçë, 34 në Lezhë, 33 në Pogradec, 32 në Berat, 29 në Patos, 28 në Krujë, 26 në Kuçovë, 23 Tepelenë, 22 në Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Kurbin, 17 në Mirditë, Gramsh, 15 në Vorë, 13 në Memaliaj, 12 në Vau i Dejës, Skrapar, Prrenjas, 11 në Divjakë, Devoll, Cërrik, 10 në Pukë, Kukës, Tropojë, Mat, Peqin, 9 në Mallakastër, 8 në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq, 7 në Malësi e Madhe, Selenicë, Librazhd, 6 në Shijak, Rroskovec, Libohovë, 5 në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Has, Delvinë, 3 në Konispol, Dimal, Belsh, 2 në Klos, Himarë, Poliçan, 1 në Dropull”.

Në spitalet Covid po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Ajo çka vihet re është se Tirana mban rekord sa i përket infektimeve ndërsa pasohet nga Durrësi, Vlora, Shkodra, Fier dhe Gjirokastra. 1,754 qytetarë janë shëruar nga koronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 214,633 që prej fillimit të pandemisë dy vite më parë.

Statistika (20 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,383
Të shëruar në 24 orë 1,754
Të shtruar në spitale 134
Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 7,634
Testime totale 1,605,128
Raste pozitive 241,512
Raste të shëruara 214,633
Raste Aktive 23,593
Humbje jete 3,286

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve

Tiranë 11,155
Fier 1,875
Elbasan 1,670
Durrës 1,632
Shkodër 1,563
Vlorë 1,419
Gjirokastër 1,135
Lezhë 883
Berat 879
Korçë 868
Dibër 267
Kukës 247

SHKARKO APP