30 deputetët e PD që firmosën për referendumin ndaj ligjit të mbetjeve

Partia Demokratike depozitoi dje në Kuvend kërkesën për mbajtjen e një referendumi mbi çështjen e importit të mbetjeve në Shqipëri.

Kërkesën për referendum e kanë firmosur 30 deputetë të opozitës, ndërkohë që pyetja që do të shtrohet për referendum do të jetë “A DUHET TË LEJOHET IMPORTI I MBETJEVE NË TERRITORIN E SHQIPËRISË?”.

Vendimi për kërkimin e një referendumi për çështjen e mbetjeve në Shqipëri u mor në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat këtë të diel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por nuk kaloi pa debat, pasi ish-ministri Ridvan Bode në mbledhjen e grupit e cilësoi këtë çështje si kauzë që në botë mbështetet nga e majta. Në listën e firmëtarëve mungon emri i deputetit Eduard Selami, i cili shprehu rezerva për kauzën e mbështetur në PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?