30 maj, raundi i tretë dhe i fundit që kërkon shumicë të cilësuar për Presidentin

Më 30 maj ora 10:00, do të zhvillohet raundi i tretë dhe i fundit që kërkon shumicë të cilësuar për zgjedhjen e Presidentit të ri. Më 29 maj ora 16:00 është afati i fundit i dorëzimit të kandidaturave.

Partia Socialiste e ka bërë të qartë se deri në raundin e tretë nuk do të propozojnë emër për kandidat, duke i lënë radhë opozitës, por këto të fundit kanë refuzuar për të dërguar emra. Në raundin e katërt dhe të pestin, Presidenti mund të zgjidhet me 71 vota.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla përsëriti thirrjen për opozitën që të sjellin propozimin, me qëllim që mazhoranca dhe vlerësojë dhe të japë opinionin e vet.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Hajdeni që tani të ulemi në një nga zyrat e Kuvendit. Ju sillni propozimin. Ne do e shohim, do japim komentet tona. Opozita mund të vijë edhe me një kandidat të vetin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?