30 vite jetë për të blerë një shtëpi në Tiranë
Në 6 vitet e fundit çmimi i një apartamenti në Tiranë kushton më tepër se në 2015. Sot blerësit për metër katrorë po paguajnë 400 euro më tepër. Ogerta Bala, punon si agjente imobiliare, thotë se çiftet e reja që punojnë në shtet me ndihmën e një kredie mund të blejnë vetë, apartamentet 1+1 në zonat periferike të Tiranës.
“Ky apartamentet që jemi në sot është okazion nëse e krahasojmë me zonën. Në Komunën e Parisit metri katrorë kushton nga 1200-1400 euro metri katrorë. Ky apartament po shitet me 1000 euro metri katrorë dhe kushton 129.000 euro. Kush i blen këto apartamente mbi 100.000 euro? Njerëzit me kredi ose emigrant. Çiftet e reja që jetojnë në Tiranë a mund të blejnë një apartament të tillë? Vetëm ato çifte që janë me punë shumë të mira private dhe jo shteti. Dhe çfarë mendojnë klientët e tu kur u prezanton këto apartament? Thonë ku e blej këtë apartament në Tiranë apo në BE”,-tha për ”Top Channel”.
Eksperte e Ekonomisë, Romina Radonshqi thekson se paga mesatare e një individ në Shqipëri është 468 euro, ndërsa kostoja e jetesës në vendin tonë është me e shtrenjta në rajon duke kapur vlerën e 410 eurove pa përfshirë këtu faturën qirasë apo këstin kredinë.
“Nuk ka logjikë ekonomike të thuash që një individ mund të blej një shtëpi në qendër të Tiranës kur metri katror kushton nga 3.000-4.000 euro. Nëse bëjmë një analizë paga mesatare e në individ ishte 468 euro që i bie që një individ nuk duhet të plotësojë asnjë nevojë fiziologjike vetëm t’i kursejë këto para ai mund të blejë vetëm në metër katror”.