30-vjetori i FRESSh, Veliaj: Vetëm të bashkuar mund ta çojmë vendin në drejtimin e duhur!

Në 30 vjetorin e Forumit Rinor Eurosocialist të Shqipërisë, kryetari i Bashkisë së Tiranës njëherësh edhe drejtues i Qarkut të Tiranës për Partisë Socialiste Erion Veliaj ka përshëndetur të rinjtë dhe të rejat që i janë bashkuar në këtë përvjetor skuadrës së Partisë Socialiste. Veliaj ka bërë thirrje për bashkim, si e vetmja mënyrë për ta çuar këtë forcë politike, por dhe gjithë Shqipërinë në drejtimin e duhur.

Kjo është skuadra jonë kampione e 10 çunave, e filloi Elisa me 10 goca jemi këtu me 10 çuna, 10 shokë, 10 vëllezër 10 pjesëtarë të skuadrës tonë. Mirëserdhët në partinë tonë, në familjen tonë dhe mezi pres që të shkëlqeni! Më kujtohet koha ime, kur unë u futa në PS. Jam kthyer në Shqipëri në vitin 2003. Atëherë Edi Rama ishte në krye të Bashkisë së Tiranës, po transformonte qytetin. Ishte hera e parë që flitej mirë për Tiranën, për ngjyrat, për energjinë, për rininë, për mënyrën sesi qyteti më në fund ishte futur në hartë. Atëherë unë protestoja se nuk më pëlqenin disa gjëra. Në një moment Edi më tha: “Do bashkohemi dhe gjithë këtë energji ta çojmë në drejtimin e duhur, apo secili do bëjë luftën e vet dhe të përçarë do mundemi gjithmonë?” Vendosa t’i bashkohem Partisë Socialiste si e vetmja forcë, me të vetmin kapiten, me të vetmen skuadër që i çon gjërat përpara,” tha Veliaj.

SHKARKO APP