30 vjetori i Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Rama: Milingonë që bën punën e një elefanti
Në ceremoninë e 30-vjetorit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, kryeministri Edi Rama u shpreh se programi ka qenë i pranishëm në momentet më kritike të transformimit të vendit nga një diktaturë e mbyllur në një demokraci në ndërtim e sipër.
”Nuk kishim asnjë marrëdhënie me programim për zhvillim të Kombeve të Bashkuara. Jemi anëtarë jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit. Janë shumë gjërat që janë bërë në këto 30 vite nga ky bashkëpunim mes programit dhe qeverisë. Ajo që më bën përshtypje është fakti se programi ka qenë i pranishëm në momentet më kritike dhe kyçe të këtij procesi të jashtëzakonshëm të transformimit të vendit nga një diktaturë e mbyllur në një demokraci në ndërtim e sipër.
Programi ka qenë i pranishëm me hapjen e shkollës së parë të administratës, në momentin e trazirave të mëdha të vitit 1997. Programi ka qenë në periudhën e kthesës historike të Tiranës. Nuk kam pasur asnjë histori dashurie me UNDP. Programi është një milingonë në krahasim me elefantët e mëdhenj. Një milingonë që arrin të bëjë të mundur një sasi pune të imagjinueshme për përmasat që ka.
Nuk e di çfarë do kishte bërë po të kishte pasur mundësinë që kanë elefantët. Milingona nuk ka asnjë rrugë tjetër veçse të kompensojë atë që nuk ia ka dhënë si mundësi natyra. Në fund të ditës, është fakt që volumi i punës së kryer dhe sasitë e ngarkesave në raport me njësinë që përfaqëson milingona janë më të mëdha se ato të trupave më të mëdha”.