300 vende si “Patrullë e Përgjithshme”, Rama: Ta çojmë Policinë në nivel tjetër
Kryeministri Edi Rama u bën thirrje të rinjve deri në moshën 30 vjeç, që të aplikojnë për t’u bërë pjesë e shkollës bazë së Policisë së Shtetit për “Patrullë të Përgjithshme”, teksa ndau edhe një video në rrjetet sociale.
Rama shprehet se aplikimet bëhen pranë Drejtorive Vendore të Policisë dhe janë të hapura deri më 30 nëntor.
“Ka një sfidë që të thërret. Sfida për të krijuar një të nesërme më të mirë. Një Shqipëri më të sigurt. Kërkojmë 300 aplikantë për t’ju bashkuar Patrullës së Përgjithshme.
Aplikimet janë të hapaura 2 nëntor deri 30 nëntor. Së bashku do ta çojmë Policinë e Shtetit në nivel tjetër. Sfida e këtij vendi është edhe sfida jote. Apliko tani!”, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

