31 amendamentet e PD, deputetët: Paketa fiskale varfëron qytetarët

E para që prezantoi amendamentin ishte deputetja Jorida Tabaku, mendamenti i së cilës kishtë të bëntë me heqjen e TVSH për energjinë elektrike, më pas të gjithë deputetët me radhë.

Jorida Tabaku: Opozita e djeshme që premtoi heqjen e TVSH për energjinë elektrike sot kërkon rritjen e çmimit të energjisë dhe heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kë. Qeveria thotë që ne gënjejmë, por unë këtu kam vendimin e ERE, ku thuhet se ERE ka filluar procedurat për procedurat për përcaktimin e tarifës së re. Sipas kërkesës së qeverisë thuhet se ky çmimi do të shkojë në 12.3 lekë pa TVSH shoqëruar kjo edhe me heqjen e fashës mbrojtëse prej 300 kë.

Edmond Spaho: Rritja e akcizës së karburantit me 12 lekë për litër do të shoqërohet jo vetëm me rritjen e cmimit të naftës pro edhe të cmimeve të produkteve të tjera që kanë këtë lëndë pjesë të prodhimit apo të shërbimit. Qeveria ka deklaruar se nuk do të ketë rritje të pagave pavarësisht normës së inflacionit. I propozoj qeverisë që të shkurtojë shpenzimet e kryeministrisë me 1 miliard lekë osë në të kundër të anulojë një pjesë të qokave që ju ka bërë klientëve të saj me disa ulje taksash që janë dyfishi i fondit të nevojshëm për rritje e propzuar tëp agave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ridvan Bode: Parimi i buxhetit 2015 bazohet në shtimin e kërbacit mbi qytetarët, konsumatorët dhe biznesin dhe pakësimin e kulaçit për të gjithë qytetarët e vendit. Qeveria rrit progresisvisht taksat dhe varfëron progresivisht qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?