31-vjeçari vret me armë zjarri ish-bashkëshorten. Arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë ështe regjistruar mbrëmjen e djeshme në fshatin Zhupan të Fierit, ku një 31-vjeçar ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.

Njoftimi i policisë:
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 3 orësh ndjekje, nga strukturat e DVP Fier, Forca Operacionale, Forca e Posacme “Shqiponja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim dhe me 2 grupe të FNSH Fier, falë veprimeve të shpejta, të mirëorganizuara dhe profesionale, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja e autorit në një zonë të pyllëzuar të fshatit Peshtan, bashkë me armën e krimit automatik dhe motomjetin me të cilin u largua nga vendngjarja të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” shtetasin E. Metaj, 31 vjeç, banues në Peshtan (i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje”).

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?