311 milion euro/ Spahiu publikon shifrën e frikshme dhe ka një pyetje

Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu, ka publikuar disa shifra të fitimit të kompanive koncensionare në sistemin e shëndetësisë.

POSTIMI I PLOTE I PERPARIM SPAHIUT:

311 milion euro për 10 vjet kostot e dhënies me konçension kompanive private.

2.1 milion euro fitim për 2018-n raporton kompania Sani Servise e cila ofron shërbimin e sterilizimit të instrumentave kirurgjikale (kostot e sterilizimit kalojnë ato të ndërhyrjeve kirurgjikale, nonsens i madh sipas ekspertëve).

731 mijë euro fitime raporton kompania 3P LifeLogistic e cila ofron shërbimin e Check-Up. Kontratë që do të zgjasë 10 vjet ku taksapaguesit do ti paguajnë 54 milion euro edhe nëse nuk bëhet asnjë analizë.

Kompania DiaVita, e cila ofron shërbimin e dializës realizoi 381 mijë euro fitime vitin e kaluar.

Un kisha vetëm një pyetje, për ekspertë, por dhe jo, të financave.

Meqenëse sektori i shëndetësisë, historikisht ka qenë i nënfinancuar në Shqipëri, duke u vërtitur në mes 2-2.5% të PBB-së, më mirë rrisnim buxhetin vjetor për shëndetësinë apo dhënie me koncesion privatëve!?

Vetëm një analizë e tillë e kostove me përfitimet do e sqaronte situatën, kaq kërkohet!

SHKARKO APP