33-vjeçari u vra për një shikim nga 18-vjeçari në Elbasan. “Kë po shikon ashtu ti?!”- dhe i morën jetën

33-vjeçari Madrid Ulqinaku mbrëmë në Elbasan u vra për një shikim. Konflikti nisi për motivet “kë po shikon ashtu ti?!” dhe është e tmerrshme se si përfundoi. Sherri u agravua pas debatit me ofendime mes Ulqinakut dhe Edjon Dinos, Horgito Peqinit dhe Klajdi Sallufit.

Policia tha se 18-vjeçari Horgito Peqini, i shpallur në kërkim si autor i vrasjes, pak minuta pas konfliktit ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Ulqinakut dhe e ka lënë atë të vdekur në vend.

Madrit Ulqinaku prej disa javësh ndodhej në Elbasan, teksa jetonte në Itali. Ai nuk rezulton i skeduar për ngjarje kriminale në databazën e policisë.

Tre të rinjtë e tjerë të përfshirë në ngjarje kanë qenë të skeduar për posedimin e armëve dhe sendeve të paligjshme.

SHKARKO APP