35 vite nga demonstrata e 14 janarit 1990, Benet Beci kujton akti historik e të rinjve shkodranë

Sot shënohen 35 vite nga një prej ngjarjeve më të rëndësishme në historinë e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, Demonstrata e 14 Janarit 1990. Në atë ditë të ftohtë dimri, të rinjtë shkodranë guxuan të ngrinin zërin kundër regjimit diktatorial dhe të tentonin rrëzimin e bustit të Stalinit në qytet, duke u bërë pararendës të ndryshimeve demokratike që do të pasonin.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, ka ndarë një mesazh të veçantë për këtë ditë përmes një postimi në rrjetet sociale:

35 vite nga demonstrata e 14 Janarit 1990!
Një ditë historike kur të rinjtë shkodranë ngritën zërin kundër sistemit diktatorial, duke tentuar të rrëzojnë bustin e Stalinit në kryeqendrën e veriut.

Respekt dhe mirënjohje për të rinjtë e Shkodrës që u bënë promotorë të ndryshimeve demokratike në vendin tonë!

SHKARKO APP